U gjet e pajetë në banesë, zbardhet shkaku i vdekjes së këngëtares Sinead O’Connor

Këngëtarja irlandeze Sinéad O’Connor ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale në moshën 56-vjeçare, njoftoi mjekja ligjore këtë të martë.

Sinéad O’Connor u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Londër në korrik të vitit të vitit 2023 dhe policia nuk i konsideroi të dyshimta rrethanat e vdekjes së saj.

Këngëtarja, e cila u nda nga jeta parakohe, nuk jetonte për një kohë të gjatë në kryeqytetin britanik dhe iu rikthye atij vetëm pak muaj para vdekjes.

Këngëtarja legjendare e rock-ut irlandez u bë e famshme me hitin e viteve 1990 “Nothing Compares 2 U”.

Ajo luftoi me probleme mendore për vite me radhë dhe në vitin 2018 u konvertua në Islam teksa ndryshoi emrin e saj në Shuhada Sadakat.