Një skandal është zbuluar në orët e fundit në Itali, nga emisioni investigativ “Striscia la Notizia” në një qendër të trajtimit të emigrantëve.
Emisioni investigativ zbuloi se emigrantët trajtoheshin si majmunë, atyre ju jepeshin për të pirë barna psikotrope pa qenë e nevojshme.
Rreth 30 persona, duke përfshirë menaxherë të lartë, staf mjekësorë dhe oficerë policie në qendrën “Palazzo San Gervasio në Potenza”, janë vënë nën hetim pas zbulimit që i lidhin ata me keqtrajtimin e dyshuar të një emigranti.
Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe prokurori i Potenzës Francesco Curcio, i cili po heton mbi keqtrajtimet e emigrantëve në qendrën pritëse “Palazzo San Gervasio”.
“Besueshmëria e shtetit italian është në rrezik mbi menaxhimin e qendrave të paraburgimit (CPR) për migrantët në pritje të dëbimit”, tha të martën ai.
Hetimet kanë nxjerrë në dritë gjithsej 35 raste të keqtrajtimit të personave të ndaluar në qendrën e pritjes së emigrantëve të Potenzës, duke çuar në arrestimin e një inspektori policie dhe tre masa të tjera sigurie.
Punonjësit e qendrës, u jepnin emigrantëve Rivotril, një ilaç i përdorur për të parandaluar dhe trajtuar një numër të çrregullimeve psikiatrike, edhe pse nuk kishin nevojë.