Sokol Sinomati, i njohur ndryshe si “Buzëderri”, ka marrë leje nga burgu për të qenë pjesë në ceremoninë mortore të djalit të tij, Gëzim Sinomataj, i cili u vra dy ditë më parë në Vlorë.
Sinomati shoqërohet nga 100 forca sigurie, e ndërsa në qytetin e Vlorës janë ngritur edhe postoblloqe sigurie. Ai ka qenë pjesë e bandës së Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”.
I biri u vra në ballkonin e shtëpisë në lagjen “Hajro Cakërri” pranë bulevardit të Vlorës më 7 Janar.
Gëzim Sinomati është qëlluar nga sedilja e pasme e makinës në një distancë prej 35-40 m. Në pjesën e pasme të makinës që u përdor nga atentatorët dhe që u gjet e djegur, është gjetur një bllok betoni, që ishte modifikuar në sediljen e pasme për të qëndruar qitësi. Kjo tregon se vrasësi ka qenë profesionist dhe se vrasja mund të jetë bërë nga një qitës me pagesë.