Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka dalë hapur kundër propozimit të kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me Asosacionin për komunat e veriut të Kosovës.
Në një intervistë për televizionin serb “TV Happy”, Vuçiç tha se Rama nuk ka të drejtë të bëjë një propozim të tillë, pasi nuk është pjesë e ekipit drejtues serb.
“Mesa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç.
Presidenti serb njihet si një mik i kryeministrit Rama, ndërkohë që draftin e propozuar nga kreu i qeverisë shqiptare e ka refuzuar më parë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Mesa duket, pëpjekja e Ramës për të dalë si lider i Ballkanit dështoi sërish.