“Kam marrë nga familja ime dhe ia kam dhënë popullit”, Lefter Alla, i akuzuar për tenderin 3 mln euro, kërkon pafajësinë

Sot në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca e radhës ku Alla ka kërkuar pavajësinë.

Në seancën e sotme Alla dhe avokatët mbrojtës paraqiten konkluzionet e mbrojtjes.

 “Jam i pafajshëm jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe perkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë. Lash  biznesesim tim per ti shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time per t’ia vënë në dispozicion popullit.”

Në fund të fjalës së tij ai iu drejtua gjykatës duke i thënë “Shiheni me kujdes këtë punë “Ndërsa prokuroren e akuzoi se nuk e ka marrë në pyetje.

Në përfundim ish-kryebashkiaku kërkoi pafajësi. Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetarja  Enkeleda Lleshi  e cila tha se “nuk kam patur tagra me shumë se të lëshojë urdhëra si e deleguara e kryetarit. S’kam pas dijeni se kush është kompania që po kryente punimet ” sa i takon një përgjimi të prokurorisë me biznesmenin e përfshirë, ajo tha se kishte folur për shkak të detyrave të tjera.

Një javë më parë SPAK dha pretencën për Lefter Allën, ish kryebashkiakun e Kuçovës, për të cilin kërkoi 3.6 vite burgim që ulet në 2.4 vite për shkak të gjykim të shkurtuar, si dhe një dënim plotësues që 5 vite ish-kryebashkiaku i Bulqizës mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme thotë se ekziston dyshimi i arsyeshëm, i bazuar në prova, se kryebashkiaku i Bulqizës ka shkelur barazinë në tendera dhe ankande publike dhe ka shpërdoruar detyrën. Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve, në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizës.

Nga hetimi ka rezultuar se për Lefter Allën evidentohet qartësisht se ka shkelur procedurat e prokurimit publik të 30 prillit 2021 për ndërtimin e rrjetit të furnizimit dhe të shpërndarës së ujësjellës-kanalizimeve në Lagjen e Vjetër të qytetit të Bulqizë.

Kryebashkiaku së bashku me zyrtarë të tjerë përgjegjës të bashkisë kanë krijuar avantazhe gjatë procedurës së prokurimit në mënyrë që garën ta fitonte kompania që donin ata. Tenderi kapte vlerën e 3 mln eurove.