Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe ku merr pjesë në Samitin Botëror të Veprimit të Klimës COP28.
Por mediat britanike janë të pakënaqura me mënyrën se si janë radhitur liderët në foton familjare të Samitit.
Rishi Sunak është lënë në pjesën e pasme të fotos familjare, pas kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Daily Mail shkruan se Sunak këmbënguli se Britania është ende një ‘lider’ për ndryshimin e klimës sot, por ai u la në një vend “të papërfillshëm” krahasuar me liderët e tjerë.
Ndonëse nuk dihet kriteri mbi të cilin është bëra radhitja e liderëve,kjo me sa duket ka zemëruar mediat britanike, pasi kryeministri shqiptar vihet para atij britanik, në një kohë kur emigrantët shqiptarë dynden me gomone brigjeve të Anglisë.
Megjithatë një nga arsyet mund të jetë edhe sepse Mbreti Charles ishte në rreshtin e parë të grupit pranë presidentit francez Emmanuel Macron. Monarku do të mbajë një fjalim kryesor mbi mjedisin, një çështje për të cilën ai ka bërë fushatë për dekada.
Kujtojmë se vitet e fundit me Emiratet e Bashkuara Shqipëria ka ndërtuar një raport të mirë, duke u dhënë mundësinë investitorëve të bëjë edhe investime për projekte të mëdha si ai i portit të Durrësit.