Berisha në Vlorë, homazhe në monumentin e Pavarësisë dhe mesazhi për Ramën: Betohem se “Pashiqin” do e paketojmë në Beograd

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkuar në Vlorë për 28 Nëntorin, ku ka vendosur kurorë me lule në monumentin e Pavarësisë.

Ai është ndalur të flaës për kamerat, ku ka patur edhe një mesazh për kryeministrin Rama. Sipas Berishës, Edi Rama është tradhtari më i madh i kombit, por shqiptarët doi ta paketojnë në Beograd, aty ku ai ka vendin.

“Sot mbarë shqiptarët përulen me mirënjohjen e pakufishme, nderimin më të madh para veprës së pavdekshme të Ismail Bej Vlorës. Erdha të betohem, se Pashiqi shqiptar që sapo ka vendosur kurorën aty e ka të fundit, sepse shqiptarët do ta paketojnë atë në Beograd aty ku e ka vendin. Tradhtar si ky kombi nuk ka pasur. Ky është betim solemn para babait të Pavarësisë”, u shpreh Berisha.