Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka dalë nga ambientet e SPAK, kur për më shumë se 2 orë është pyetur nga prokurorët e posaçëm për koncesionin e sterilizimit. Ai është shprehur për mediat se sterilizimi ishte një koncesion që i ka shërbyer shqiptarëve.
“Përveç rezervave, kam vendosur që mos të kundërshtojë. Ajo që kemi bërë për shëndetësinë ka qenë një gjë e mirë. Për çështjen në fjalë bëhen 8 vite për çështjen në fjalë. Në këto 8 vite 400 kirurgët operojnë në kushte bashkëkohore, shqiptarët operohen në kushte sterile, dhe në çdo operacion i kursehen qëndrimet në spital”, tha Beqaj.
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masë sigurie “detyrim paraqitje” për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, për të cilin ka nisur procedim penal për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248-25 i Kodit Penal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrëve në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” në lidhje me aferën e koncesionit të sterilizimit.
Për këtë aferë janë arrestuar ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni qqë përfitoi rreth 100 milionë dollarë nga ky konesion, Ilir Rrapaj.
Nisur nga provat që ka, SPAK në dosje i ka treguar gjykatës se dyshon që biznesmeni Ilir Rrapaj që përfitoi këtë koncesion ka miqësi me ish-ministrin Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrin Klodian Rjepaj, të cilët ishin në detyrë kur u firmos ky koncesion.
Hetimi i SPAK
Një kakofoni shifrash dhe vlerësimesh janë mbështetur në një sërë kriteresh, ku në fund Ilir Beqaj, ka firmosur të shpallë fituese Bashkimin e Operatorëve Ekonomikë, “Servizi Italia”, që përfaqësohej nga miku i tij, Ilirjan Rrapaj.
Në total kompania fituese e konçesionit 100 milion euro ka marrë 73.98 pikë, ndërsa kompania humbëse 42.83 pikë. Megjithëse grupi i kompanive që përfaqësoheshin nga “Action Landeri” u ankua pranë Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, duke renditur një sërë shkeljesh në përllogaritjen e pikëve, KPP vendosi të pranojë ankesën duke kthyer mbrapsht në Ministrinë e Beqajt praktikën e miratimit të koncesionit.
Pas këtij vendimi detyrues, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 dhe pikërisht në atë ditë është shpallur fituesi, ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë, ku nga 73.98 në 91.03 pikë, rreth 22 pikë më tepër. Pas këtij vlerësimi të dytë,
Beqaj ka firmosur dhe kontratën me kompaninë në fjalë, duke i hapur rrugën implementimit të konçesionit 10 vjeçar për sterilizimin e instrumentave kirurgjikalë.