Ndeshja Shqipëri-Moldavi, kombëtarja pritet me brohorima në fushë

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot kundër Moldavisë. Ndeshja për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, do të luhet në orën 18:00.

Pak minuta para fillimit të ndeshjes së shumëpritur, lojtarët e kombëtares janë pritur me brohorima në fushë, nga tifozët kuq e zi.

Skuadrës shqiptare i nevojitet vetëm një pikë për t’u kualifikuar në “Euro 2024”.