Giorgia Meloni reagon sërish për marrëveshjen e emigrantëve: Mund të jetë shembull për të tjerët…nëse funksionon

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar sërish në lidhje me marrëveshjen me Shqipërinë për strehimin e emigrantëve në Gjadër.

Sipas saj, kjo marrëveshje mund të jetë shembull për shtetet e tjera, veçanërisht nëse funksionon mirë. Meloni shtoi se kjo marrëveshje mes dy vendeve është pritur me interes nga partnerët e tjerë europianë..

“Sa i përket marrëveshjes tonë me Shqipërinë, mendoj se është një marrëveshje shumë inovative dhe shumë e zgjuar, e pritur me shumë interes nga partnerët e tjerë europianë. Unë mendoj se ky mund të jetë një shembull që vendet e tjera mund të ndjekin, veçanërisht nëse funksionon mirë,” tha Meloni gjatë një vizite në Kroaci.