Tenton të vrasë me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij duke e goditur në fytyrë, arrestohet 55 vjeçari në Dibër

Një 55-vjeçar në Dibër është arrestuar pasi tentoi të vriste me gërshërë hekuri bashkëfshatarin e tij.

Sipas policisë, konflikti mendohet se ka nisur për motive të dobëta.

Nga ky konflikt, 54-vjeçari me inicialet A.K. ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e fytyrës.

Njoftimi i policisë

Pas njoftimit të marrë se dy shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, në fshatin Selishtë, shërbimet e Policisë Dibër, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.  Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të këtyre shërbimeve është bërë e mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti, si dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I.C., 55 vjeç, banues në fshatin Selishtë.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 55-vjeçari,  për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (gërshërë hekuri), shtetasin A.K., 54 vjeç, të cilin e ka goditur në pjesën e fytyrës, duke i shkaktuar dëmtime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme