Shkarkohet drejtori i IKMT, Agim Ismailaj largohet nga detyra pas ankesave të qytetarëve, ja kush e zëvendëson

Agim Ismailja është shkarkuar nga detyra si drejtori i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pasi qëndroi 8 muaj në detyrë.

Mësohet se vendimi ka ardhur pas ankesave të qytetarëve dhe bizneseve për vendime arbitrare të Ismailajt. Ai u emërua në këtë post në Mars të këtij viti, kur zëvendësoi Dallëndyshe Bicin, por nuk ia doli të qëndronte gjatë.

Në vendin e tij është emëruar Ervin Hoxha, i cili më parë ka mbajtur postin e drejtorit të Shërbimit të Provës, në varësi të Ministrisë së Drejtësisë.