Rama e inaguroi një vit më parë, helmohen 20 fëmijë të çerdhes në Kamëz

Pas skandalit të  disa ditëve më parë në një çerdhe private në Tiranë ku u dhunua një 3 vjeçare, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, kësaj herë në një çerdhe shtetërore.

Sipas Syri TV, në çerdhen publike nr. 2 “Diell” në Kamëz, e cila u inagurua në janar të 2022 nga vetë Rama, dyshohet se 20 fëmijë të vegjël janë helmuar nga ushqimi për shkak të pranisë së salmonelës në ushqim dhe prej ujit të ndotur dhe tashmë ata janë të sëmurë.

Denoncimi është bërë nga prindërit e fëmijëve në SYRI TV, pasi institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë si edhe bashkia e Kamzës janë përpjekur ta mbajnë të fshehtë me çdo kusht.

Gazetarja e SYRI TV ka shkuar pranë çerdhes Diell në Kamëz, në të cilën nuk ka fëmijë, por tek-tuk shfaqet ndonjë punonjëse që largohet sapo sheh gazetarët. Gjithashtu thuhet se godina po dezinfektohet.