DOKUMENTI/ Kreshnik Hajdari i dënuar me 4 muaj burg në Greqi, nuk e deklaroi në formularin e dekriminalizimit

Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka qenë i dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi, por këtë dënim nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Kjo është përgjigja që Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që tregon se Hajdari është dënuar me 4 muaj burg për kalimin në territorin grek në mënyrë të paligjshme.

Dënimi me burg i është konvertuar Hajdarit në vitin 1999 me gjobë në vlerën e 1500 dhramive, por as kjo nuk është deklaruar nga kryebashkiaku i Kuçovës. Tashmë KQZ do të mblidhet për të vendosur mbi fatin e Bashkisë Kuçovë, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme.