“Nuk i njoh fare si familje”. Ngacmoi seksualisht të miturën, gjykata e Korçës lë në burg 59 vjeçarin

59 vjeçari Anesti Sala nga fshati Pojan i Maliqit është lënë në “arrest me burg” , pasi javën e kaluar u denoncua për ngacmim seksual ndaj një 13 vjeçareje.

Sala nuk ka pranuar në sallën e gjyqit që ka ngacmuar adoleshenten. Ai ka pranuar para trupit gjykues se është përdorues i rregullt alkooli ndërsa është shprehur se nuk e njeh këtë familje.

Sipas tij është ndeshur me familjen në fjalë, në një moment të vetëm kur kanë pasur një debat që sipas tij edhe ky debat është zhvilluar në gjendje të dehur. Konflikti ka qenë me gjyshen e vajzës.

Ndërkohë gjyshja e 13-vjecares ka pohuar faktin që është konfliktuar me 59-vjecarin por për arsye të ngacmimit të vazhdueshëm dhe përndjekjes së mbesës së saj. Sipas saj, vajza është përndjekur prej kohësh nga ky person që e konsideron problematik.