Shkelja e ligjit nga deputetët e mazhorancës është bërë një rutinë ditore, pa të cilën duket se nuk mund të jetojnë.
Komisionet Parlamentare po bëhen çdo ditë online në kundërshtim me ligjin, pasi mbledhje të tilla duhet të bëhen vetëm në rast të gjendjes së luftës apo në gjendje të jashtëzakonshme, por pavarësisht kësaj, duket se rehatia e të punuarit nga shtëpia po e detyron mazhorancën që të mos shkojë në vendin e punës, ku paguhet miliona çdo muaj nga taksat e qytetarëve.
Sot, edhe Komisioni për Sigurinë Kombëtare, ku do të diskutohet projektligji për “Buxhetin e vitit 2024”, do ta zhvillojë online mbledhjen e parashikuar të nisë në orën 13:30.
Ky Komision do të duhej të mblidhej njëherë në Kryesinë e Kuvendit, dhe në rast të bllokimit të punimeve nga deputetët e mazhorancës, atëherë mund të zhvendosej online. Por mazhoranca e ka parë të arsyeshme të mos shkojë fare në Kuvend, por ta bëjnë mbledhjen nga shtëpitë, makinat apo lokalet e kryeqytetit.
Në fund, paga do të merret e plotë dhe milionat do të kalojnë në llogaritë e tyre, që seancat plenare i zhvillojnë nga 20 minuta dhe mbledhjet e komisioneve nga shtëpitë luksoze.