Deputetët e opozitë bllokojnë sërish me karrige seancën plenare

Deputetët e opozitës kanë bllokuar sërish me karrige punimet e seancës plenare.

Siç bënë edhe një javë më parë, ata i kanë marrë karriget dhe i kanë përmbysur te foltorja, duke mos u dhënë mundësi deputetëve të mazhorancës të ulen në vendet e tyre.

Opozita kërkon që mazhoranca të respektojë të drejtat e tyre kushtetuese për ngritjen e Komisioneve Hetimore dhe pranimin e projektligjeve.

Javën e kaluar kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vendosi që seanca të zhvillohej me deputetët që qëndronin në këmbë, teksa në 30 minuta seancë u miratuan edhe disa ligje. Nuk dihet nëse sot do të ndodhë e njëjta gjë, apo opozita ka përgatitur diçka tjetër për të mos lejuar zhvillimin e seancës plenare.