Fredi Beleri flet nga burgu për median greke: Dëshmitari gënjeu, pranoi se u pagua. Kjo duhet ta kishte mbyllur direkt çështjen

Mediat greke kanë shkruar sërish për çështjen Beleri. Gazeta më e madhe në vend Protothema shkruan se dëshmitari kryesor i akuzës kundër kryebashkiakut të Himarës Fredi Beleri dhe bashkëpunëtorit të tij ngushtë Pandeli Kokaveshi, pranoi me guxim se ishte paguar nga policia për të dëshmuar rrejshëm kundër tyre. Ky lajm sipas gazetës është i bujshëm.

Dokumenti audio i bërë publik nga himara.gr dëshmon qartë se çështja Beleris është thjesht një “çështje politike e montuar e udhëhequr”, siç e cilësoi kryebashkiaku i Himarrës.

Dëshmitari kryesor i prokurorisë, Arsen Rama, i cili dëshmoi me dyer të mbyllura në gjykatën e SPAK-ut, në thelb konfirmoi atë që ish-Presidenti i Republikës dhe Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha pretendoi së fundmi, se policia e shtetit e përdori atë për të ngritur akuzën e pretenduar për blerje votash në maj, në prag të zgjedhjeve bashkiake në Himarë.

“Pohimi i dëshmitarit si dhe i drejtorit të policisë se dëshmitari është paguar për dëshminë, në çdo vend demokratik do të mbyllte edhe çështjen gjyqësore. Fakti më shqetësues i seancës dëgjuese është pikërisht se u zbulua se prokuroria nuk kishte dijeni për pagesën që kishte dhënë policia”, është shprehur kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës.

Në vijim Beleri është referuar dhe në aktin e pranimit të dëshmisë së dëshmitarit bazë me dyer të mbyllura duke theksuar se “ky akt i prokurorisë përbën një tjetër shkelje ligjore, e cila nuk parashikohet në procedura gjyqësore.

“Ata i bënë këtë nder. Dëshmitari ka mashtruar duke pretenduar se i ishte kërcënuar jeta. Prokuroria i bëri një nder që të mos i nënshtrohej presionit të publikut, duke i lejuar të dëshmojë me dyer të mbyllura”, ka thënë ai.