Avokatët e Sali Berishës kërkojnë shuarjen e masës ndaj tij, nis seanca në GJKKO

Ka nisur sot në orën 10:00 seanca në GJKKO për masën ndaj ish kryeministrit Sali Berisha.

Dy avokatët e tij Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, kanë kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Kjo pasi sipas tyre vendimi i gjykatës nuk është zbarhdur dhe rrjedhimisht nuk është zbatuar në kohë.

Sipas tyre, për shkak të shkeljes, masa duhej bërë për 48 orë, përndryshe humbet fuqinë.

Mosmarrja dijeni për vendimin u pohua nga Berisha të hënën, kur deklaroi se ishte vënë në dijeni për të vetëm nga mediat.