Skandali i pak viteve më parë i Panama Papers zbuloi majën e ajsbergut të një çmendurie globale të fshehjes në parasa fiskale të miliarda dollarëve nga korporata, krimi i organizuar por edhe liderë politikë të korruptuar.
Institucionet ndërkombëtare financiare i kanë rënë shpesh alarmit që parasjat fiskale përdore për fshehjen e parave të pista por edhe për fonde fantazëm që pretendojnë se kanë financa të mjaftueshme.
Një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar i kryer nga 3 ekonomisë të njohur botërore, JANNICK DAMGAARD, THOMAS ELKJAER DHE NIELS JOHANNESEN, ka nxjerrë se në parajsat fiskale ruhen mbi 12 trilionë dollarë që është e barabartë sa mbi 3 buxhete vjetore të shtetit më të fuqishëm të globit, SHBA-ve.
Sipas studimit, 7 trilionë dollar të fshehura janë pasuri financiare personale ndërsa pjesa tjetër janë të bizneseve dhe korporatave. Studimi evidenton më tej se shuma e saktë është e pamundur të zbulohet dhe besohet se ajo është edhe më e madhe.
Përdorimi i parajsave fiskale për të depozituar para përdoret për konfidencialitet, taksa të ulëta por edhe për mashtrim. Ato janë ideale për të fshur para të pista pasi nuk kërkojnë llogari për burimin e tyre.
Parajsat fiskale kanë ngritur një debat të fortë ndërkombëtar për mundësinë e reduktimit të tyre por mesa duket fuqia e atyre që ruajnë paratë në këto guacka është më e madhe se interesi publik global.