Akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Erzen Breçanin

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtarin e policisë, i dyshuar për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit.

Çështja ndaj Breçanit kaloi për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës pasi Gjykata e Posaçme (GJKKO) shpalli moskompetencën për gjykimin e saj.

Erzen Breçani u arrestua në 20 nëntor të vitit 2023 ndërsa u lirua në korrik të 2024-ës.

Ai akuzohej për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit, si pjesë e grupit të Ervin Matës, që ka trafikuar sasi të mëdha droge.

Pas vendimit të Gjykates së Tiranës, Breçani ka reaguar për gazetarët duke thënë se me këtë vendim drejtësia u vu në vend.

Me vendimin e pafajësisë, Gjykata Penale e Tiranës ka përfunduar shqyrtimin e çështjes ndaj tij.