Teksa prej muajsh në Tiranë po protestohet për largimin e tij, kryeministri Edi Rama njofton se ka hapur një tjetër kanal komunikimi online me qytetarët.
Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Rama e sheh platformën si një mundësi për komunikim, pasi një klime të tensionuar nga protestat e fundit.
“👉 Folmekm.al
Dritarja e Dialogut është e hapur ❤️ “, shkruan kreu i qeverisë bashkëngjitur me videon, ku shpjegon se si funksionon faqja. Sipas kryeministrit, kjo do të jetë një urë komunikimi, e hapur 24 orë.
Rama kërkon që qytetarët ti drejtohen atij për problemet që e shqetësojnë, por nga ana tjetër, qytetrët kërkojnë dorëheqjen e tij, teksa i kanë refuzuar ftesat e tij për dialog.
“ Bukur, faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju.
Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t’i imponohen shoqërisë, mund t’i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t’i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit. Mirë se vini në “Dialog”!”, tha Rama.