Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, i dënuar me 24 vite burg për vrasjen e ish-policit të burgjeve, Gentian Bejtja, ngjarje e regjistruar në mars të 2024-ës.
Megjithatë për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ishte ulur në 18 vite burg.
Ndërkohë në Apel, trupi gjykues me relator Ardit Mustafain dhe gjyqtar anësor Miranda Andoni dhe Brikena Ukperaj e kanë dënuar Beqarajn me 20 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar zbret në 12 vite e 8 muaj burg.
Hetimet e Prokurorisë zbardhën rolin e tij, ku Beqaraj ka larguar atentatorët nga vendi i krimit duke i çuar ata në fshatin Hasan ku edhe kanë mundur të djegin makinën me të cilën kryen vrasjen.
Po ashtu ai ka vëzhguar disa herë ish-policin pranë banesës, ku dhe u ekzekutua në marsin e 2024-ës.
Gentian Bejtja, ish-punonjës i Policisë së Burgjeve, u vra në oborrin e banesës së tij në fshatin Larushk. Më herët, ai u kishte shpëtuar dy atentateve.