Prokuroria e Posaçme ka lexuar pretencën për të pandehurit e dosjes “Plumbi i Artë” duke kërkuar 302 vite burg në total për 15 të pandehurit.
Sipas pretencës së SPAK, për të penduarit e drejtësisë Nuredin Dumani janë kërkuar 10 vite burg, Erjon Alibej 15 vite burg dhe Skerdi Tase 13 vite burg.
Ndërkaq, për Henrik Hoxhajn është kërkuar 35 vite burg, për Besian Xhixhën 25 vite, Enver Divën 25 vite burgim, Petrit Qoli 35 vite.
Të pandehurit për dosjen e “Plumbit të artë” akuzohen për një sërë ngjarjesh të rënda kriminale, përfshirë vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, trafikim dhe armëmbajtje pa leje.
Pretenca e SPAK për të pandehurit e dosjes “Plumbi i artë”
Nuredin Dumani – 10 vite burg
Henrik Hoxha – 35 vite burg
Skerdi Tase – 13 vite burg
Erion Alibej – 15 vite burg
Besian Xhixha – 25 vite burg
Enver Diva – 25 vite burg
Xhulian Hoxha – 20 vite burg
Petrit Qoli – 35 vite burg
Agron Qoli – 20 vite burg
Asllan Plaku – 20 vite burg
Altin Ndoci – 25 vite burg
Fatos Gosa – 20 vite burg
Adrian Uzuni – 15 vite burg
Albert Pashaj – 15 vite burg
Gentian Sharra – 9 vite burg