Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për Belinda Ballukun disa ditë më parë, duke e marrë zyrtarisht të pandehur për 4 vepra penale.
Ish-numri dy i qeverisë akuzohet për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), “korrupsion” në dy raste, “pastrim parash” për dy pasuri të paluajtshme dhe për “fshehje pasurie” në 2 raste.
Tashmë Belinda Balluku është marrë zyrtarisht e pandehur edhe për “korrupsion”, një akuzë që nuk e ka patur më herët, kur SPAK kërkoi lejen nga Kuvendi për arrestimin e saj.
Ishte pikërisht ky justifikimi që kryeministri Rama përdori për të mbrojtur Ballukun nga arrestimi. Në atë kohë, në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama tha se për sa kohë nuk kishte një akuzë për korrupsion, Balluku nuk mund të burgosej.
Por, edhe pse e akuzuar për disa vepra penale që i kanë kushtuar shtetit mbi 1.1 miliardë euro, Balluku vijon të jetë e pashqetësuar.
Ditën e djeshme ajo së bashku me disa prej deputetët e qarkut të Fierit dhe me të rinjtë soialistë, kanë festuar në një prej lokaleve të qytetit.
Nën tingujt e muzikës dhe gotave të alkoolit, Balluku dhe të tjerët kanë kënduar e kërcyer për disa orë, teksa nga deputetët, vihej re mungesa e Zegjine Çaushit, e cila dje njoftoi edhe fillimin e punimeve për stadiumin e Rroskovecit.
Pra, edhe pse nën akuza të rënda nga SPAK, Balluku vijon t’u bëjë karshillëk qytetarëve shqiptarë, paratë e të cilëve i ka përdorur për t;u pasuruar vetë dhe shërbëtorët e pushtetit, të cilëve u bën edhe “ndere jete”.
Ndoshta tashmë ka ardhur koha që SPAK të veprojë dhe të kërkojë sërish arrestimin e saj, për të mos e lejuar të vijojë të tallet me qytetarët e shtetit që është vjedhur për vite me radhë.