Kryeministri Edi Rama ka ftuar sërish në dialog studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e tij.
Këtë të shtunë, Rama ka shpërndarë në rrjetet e tij sociale një video, në të cilën shfaqet “tryeza” e gurtë para godinës së kryeministrisë me fletët që mbajnë të shkruar fjalën “dialog”.
Ndërkohë në ditët e kaluara, ftesat e Ramës për dialog janë refezuar nga studentët, të cilët kërkojnë dorëheqjen e panegocieshme të tij.
Kujtojmë që ditën e sotme, në oën 12:00, studentët do të dalin sërish në protestë kombëtare para ministrisë së Arsimit. Në mbështetje pritet të jenë edhe pedagogët, të cilët prej disa ditësh kanë bojkotuar procesin mësimor.