Konsultimet me Begajn për datën e zgjedhjeve lokale, PS përjashton 2 Majin, PSD propozon 9 Majin!

Partitë opozitare ka refuzuar takimin konsultativ me presidentin, Bajram Begaj, sa i takon datës së zgjedhjeve lokale të 2027-ës.

Ndërkohë Partia Socialiste dhe PSD janë takuar me Presidentin Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, ku ka diskutuar për një datë të mundshme.

PS u përfaqësua nga kreu i grupit Taulant Balla dhe sekretari i Përgjithshëm, Blendi Klosi.

PSD u përfaqësua në takim nga deputeti Tedi Mula dhe nënkryetari i partisë, Altin Vrioni. 

Burime për mediat bëjnë me dije se PSD në konsultime me Presidentin ka propozuar datën 9 maj për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Ndërkohë PS ishte dakord për çdo datë, përveç 2 majit, që përkon me Pashkët Ortodokse.