Dosja Balluku/ SPAK mbyll hetimet për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) i ka komunikuar mbylljen e hetime ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARSSH), Evis Berberit, i pandehur në dosjen “Balluku”.

Berberi akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” në nëntë raste.

Berberi është marrë i pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera, në lidhje me procedurat e prokurimit publik të zhvilluara gjatë kohës kur drejtonte ARRSH-në.

Hetimi përfshin disa prej tenderave të rëndësishëm të infrastrukturës, mes tyre Tunelin e Llogarasë dhe lotet e Unazës së Madhe të Tiranës.

Aktualisht Berberi ndodhet në qeli për një tjetër çështje i akuzuar për “shpërdorim detyre”, “korrupsion pasiv”, “shkelje të barazisë në tendera” dhe “pastrim produktesh”.