Veliaj shkarkon dy nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, emëron themeluesen e FRESH-it

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjero dhe Ilir Mëngra, si dhe emërimin e Etleva Bishës në detyrën e nënkryetares së Bashkisë.

Këto lëvizje në drejtimin e bashkisë Tiranë vijnë pas transferimit të kryebashkiakut Erion Veliaj nga paraburgimi i Durrësit drejt atij të Fierit, teksa ai e cilësoi si rrëmbim politik dhe se nuk ishtë vënë më herët në dijeni.

Ndërkohë Drejtoria e Burgjeve përmes një reagimi një ditë më parë, tha se urdhi i transferimit të Veliaj përbën ‘sekret shtetëror’. Për rrjedhojë, administrimi dhe vënia e tij në dispozicion i nënshtrohen rregullave ligjore për informacionin e klasifikuar.