Saimir Tahiri kërkon pafajësinë, Gjykata e Lartë cakton datën për shqyrtimin e kërkesës së ish-ministrit

Gjykata e Lartë ka caktuar datën 10 dhjetor për shqyrtimin e çështjes së ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili kërkon pafajësinë.

Ndërkohë, edhe SPAK ka ushtruar rekurs në Gjykatën e Lartë pasi nuk u pajtua me dënimin e ish-ministrit vetëm për shpërdorim detyre. Prokuroria kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg.

Apeli i Posaçëm e dënoi Tahirin me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, masa e dënimit u reduktua në 3 vite e 4 muaj burgim.

Ish-ministri qëndroi për një periudhë në burg, por më pas u lirua nga Gjykata e Elbasanit, pa e shlyer të gjithë dënimin, për shkak të rrethanave familjare.