Pas kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, edhe Ergys Agasi pritet të transferohet nga paraburgimi i Bradasheshit.
Për transferimin e Agasit është firmosur urdhri nga drejtoresha e Burgjeve, Sadleva Bodo. Ndërkohë, forcat e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë mbërritur në ambientet e paraburgimit të Bradasheshit, ku ai ndodhet aktualisht, për të kryer procedurat e nevojshme për transferimin.
Për arsye sigurie, institucioni i vuajtjes së dënimit ku pritet të dërgohet Agasi nuk është bërë publik dhe po mbahet sekret.