Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish studentët, të cilët po protestojnë prej javësh duke kërkuar dorëheqjen e tij.
Në një video-mesazh, Rama i etoketoi të rinjtë si një grup dhunuesish dhe përndjekësish online. Rama thote se “ky mish-mash ka një vizë përbashkuese, që kur protesta e flamingove u kthye në një grumbullim sorrash dhe korbash.
Sipas Ramës, “ky mish-mash që ka marrë peng Tiranën, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe s’ka asnjë autorizim të flasë në emër të popullit”.
“A mund të na imponohet të gjithëve një turmë e cila pasi ka ardhur me muaj të tërë vërdallë nëpër Tiranë duke xhiruar rrugët e qendrës me britma e të shara, duke shqetësuar njerëzit, apo duke u jashtëqitur në kryqëzime për të bllokuar trafikun, pa pyetur fare për lirinë e të tjerëve, shpërthen në një furi dhune me gurë dhe me zjarr, kundër qytetit, institucioneve e Policisë së Shtetit.
Kush janë këta dhe në emër të kujt duan të na imponojnë forcën e antiligjit dhe të antinjerëzillëkut?
Një mishmash kategorish ku janë mbledhur bashkë individë dhe grupe sociale që kanë devizë të përbashkët qysh kur tribuna e flamengove u kthye në një vend grumbullimi sorrash dhe korbash: Ne nuk e durojmë më këtë sistem, nuk e duam këtë qeveri, jep dorëheqjen!
Keqkuptim i madh shumë! Fatmirësisht askush nuk është populli veç popullit.
Ky mishmash i të keqkuptuarish që kanë marrë peng Tiranën, bashkë me vëmendjen e një populli të tërë falë edhe ekraneve të korruptuara televizive që i bëjnë hosana dhunës dhe paligjshmërisë, nuk ka asnjë lidhje me popullin dhe autorizim për të folur për popullin.
As kjo turmë e verbër dhe as ne vetëm, por vetëm populli i jep mandatet” tha Rama.
Më tej, ai tha se pavarësisht se kërkohet largimi i tij, ai nuk do të dorëhiqet.
“ Unë jam dhe do të jem në krye të detyrës sime deri në ditën e fundit të kontratës sime me popullin shqiptar dhe duke mos u ardhur pas avazit atyre studentëve që shkulin bulevardin dhe sulmojnë policinë”, tha Rama.