Studentët nuk tërhiqen, vijojnë rezistencën para Ministrisë së Arsimit

Ka nisur në orën 14:00 protesta e studentëve përpara Ministrisë së Arsimit.

Një pjesë e protestuesve u nisën nga Fakulteti i Mjekësisë dhe, gjatë marshimit, iu bashkuan edhe persona të tjerë, për të mbërritur më pas përpara godinës së Ministrisë së Arsimit.

Tubimit i janë bashkuar pedagogë, të cilët kanë bojkotuar mësimin prej disa ditësh.

Kërkesa kryesore e studentëve mbetet dorëheqja e Ramës, pavarësisht se ky i fundit i ka ftuar disa herë për dialog, kërkesë që është refuzuar.

Këtë të martë, në sheshin para godinës së Kryeministrisë, Rama “shtroi” një sofër të gurtë, në të cilën shkruhej “dialog”.

Megjithatë kjo kërkesë e kreut të qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të përsëritur nga protestuesit.