Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka folur pas mbledhjes së grupit, ku është pyetur edhe në lidhje me protestat e studentëve prej rreth 2 javësh.
Ai u shpreh se pavarësisht kërkesës së studentëve për dorëheqjen e kryeministrit Rama, kjo nuk do të ndodhë, por ata janë të ftuar të dialogojnë me kreun e qeverisë.
“Paketa e prezantuar nga kryeministër, te ligji për tubimet ku parashikohen masa për ata që dhunojnë. Dhe çdo shqiptar nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmin e dhunës e paguajnë ata që punojnë. Dorëheqja e Edi Rama nuk ka , nuk ka për të ndodhur kurrë. Nëse doni të dialogoni”, u shpreh ai.
Për sa i përket paketës së re të ligjit për tubimet, Balla tha se ai do të hyjë në fuqi menjëherë.
“Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ, do hyjë në fuqi menjëherë. Kemi në seancë edhe disa ligje për miratim, që kanë të bëjnë me integrimin europian. I bëj thirrje PD-së që të heqë dorë nga destruktiviteti.
Kryeministri Rama ka qenë i qartë: dialog me studentët. Ne mbështesim studentët ekselentë dhe ata që vijnë nga familje në nevojë. Ne jemi të hapur, që të diskutojmë për rritjen e shumave për këto kategori studentësh. Por dialogu nuk mund të zhvillohet me ata që dhunojnë”, u shpreh ai.