Të paktën 660 milionë euro të pista hynë në ekonominë shqiptare vitin e kaluar.
Kaq llogarit Prokuroria Speciale por besohet se shifra është disa herë më e madhe.
Të dhënat e SPAK tregojnë se krimi i organizuar po sofistikohet duke përdorur teknologjinë për transferimin e parave si dhe investimin e tyre në biznese të ligjshme.
Paraja e krimit vjen kryesisht nga Britania e Madhe dhe Dubai e më pas futet në ekonomi përmes kriptomonedhave. Pjesa më e madhe e këtyre parave, gati 480 milionë euro hynë nga vende si Britania e Madhe apo Dubai, ndërsa 186.5 milionë u gjeneruan nga aktiviteti kriminal në vend.
Ato investohen në biznese të ligjshme me një komision që shkon në 16 %.
Këto para pastrohen kryesisht në ndërtim dhe në sektorin e shërbimeve.
Prokuroria Speciale ka pranuar se ka më pak procedime nga vitet e kaluara për shkak të vështirësive në gjurmimin e parave te krimit. Gjatë vitit të shkuar u kapën vetëm 158 vetë me akuzën e pastrimit të parave nga 224 në 2022-shin apo se 2021.