“41 biss” për Anterio Kaloshin dhe Aldo Hoxhën, dy të dënuarit dyshohet se mbajnë lidhje me njerëzit e krimit jashtë burgut

Anterio Kaloshi dhe Aldo Hoxha janë futur në regjimin e posaçëm “41 biss”, për shkak se dyshohet se dy të dënuarit mbanin kontakte me njerëz të botës së krimit jashtë burgut.

Urdhri është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe është miratuar nga SPAK dhe Ministria e Drejtësisë.

Anterio Kaloshi është i dënuar me burgim të përjetëshëm për masakrën e ndodhur në vitin 2017 në Lushnje, ku së bashku me Laert Haxhiun ekzekutuan Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën. Ai akuzohet edhe se ka strehuar Orgest Bilbilin, një nga autorët e masakrës së Lushnjes.

Ndërsa Aldo Hoxha është i burgosur përjetë për vrasjen me thikë të Fatbardha Tafës, gjatë përpjekjes për t’i grabitur varësen e floririt nga qafa. Ngjarja ndodhi në 7 gusht 2012 te Fusha e Aviacionit në Tiranë, ku mbeti e plagosur edhe kunata e viktimës.