Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin Klos-Burrel, ku një furgon përplasi një 4 vjeçar, i cili si pasojë e plagëve ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Ndërkohë sot ka rënë në pranga shoferi i furgonit, 53 vjeçarin L.D. Ky i fundit, sipas policisë, humbi kontrollin e mjetit dhe doli jashtë rrugës, duke goditur fëmijën, që u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por më pas nuk ka mundur të mbijetojë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.