Deputetja e larguar nga Partia Socialiste, Marjana Koçeku ka reaguar në lidhje me financimin në vlerën 4 milionë euro të qeverisë për koncertin e Kanye West.
Në një postim në rrjete sociale, Koçeku kritikon vendimin e qeverisë duke thënë se kjo shumë duhej të investohej për parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.
Sipas saj, shteti dhe llogaridhënia nuk zëvendësohen me spektakël, ndërsa shton se “humbja e natyrës është humbje e Shqipërisë”.
Postimi i Koçekut:
Vjet vendi ynë kaloi një katastrofë zjarresh. E kam pa nga afër dëmtimin e jashtëzakonshëm që iu ba natyrës. Këtë vit pritet që situata të jetë edhe ma alarmante për shkak të temperaturave të larta.
4 milionë eurot e nji stadiumi njipërdorimsh do të duhej të ishin investu në parandalimin e zjarreve, në mbështetjen e banorëve dhe në forcimin e kapaciteteve të emergjencave.
Shteti dhe llogaridhania nuk zëvendësohen me spektakël. Humbja e natyrës asht humbje e Shqipnisë.