Protestat në Tiranë kanë hyrë sot në ditën e 39-të, me qytetarë që vijojnë të mblidhen në kryeqytet duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Ashtu si çdo ditë, qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej dhe më pas vijojnë me marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, me pankarta dhe thirrje: “Rama jep dorëheqjen”; “Rama në burg, Berisha në burg”.
Pas qëndrimit para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
Organizatorët kanë deklaruar se mobilizimi do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa pjesëmarrësit shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.
Kujtojmë se ajo që nisi si një reagim kundër projektit në Zvërnec është kthyer në një revoltë të gjerë kundër kastës politike, me kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe ndërtimin e një sistemi të ri politik.