39 persona humbën jetën ndërsa 9 të tjerë janë plagosur pasi zjarri përfshiu bodrumin e një dyqani në Xinyu të Kinës. Kjo ngjarje e rëndë vjen pasi pak ditë më parë 13 fëmijë vdiqën si pasojë e një zjarri që shpërtheu në një konvikt shkolle në Henan.
Presidenti Xi Jinping ka bërë thirrje për një hetim mbi zjarrin.
Ai gjithashtu ka kërkuar “frenimin e vendosur” të incidenteve të ngjashme vdekjeprurëse në vend.
Vetëm 1 muaj më parë, një shpërthim në një restorant në Kinën Veriperëndimore la 31 të vdekur dhe nxiti premtimet zyrtare për një fushatë mbarëkombëtare për të promovuar sigurinë në vendin e punës.