Një 33 vjeçar i quajtur Taulant Dika ka humbur jetën ditën e djeshme në një fasoneri në Fushë Thumanë.
33-vjeçari po spostonte tranxhën një makineri që përdoret për prerjen e shollëve të këpucëve në fasoneri, dhe kjo e fundit nga pesha e madhe ka rënë duke e zënë poshtë.
Sot policia ka njoftuar se ka arrestuar administratorin e fasonerisë, 48 vjeçarin nga Kruja Fredi Kalesha.
Ai akuzohet se ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë.