Gjykata e Apelit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e gjykatës së Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm, 25 vite heqje lirie. Dajti u dënua për vrasjen e 4 efektivëve në 2009, pas kapjes së tij në Durrës.
Po kështu rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja. Një vit më vonë gjatë procesit ndaj tij, ai u arratis nga ambientet e gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë gjykata e Tiranës, pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie.
Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm, një trupë gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg. Në atë kohë nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e SPAK, ishte ky instritucion që vendosi pushim të hetimeve. Gjithashtu Apeli i Përgjithshëm ka rrezuar një kerkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për peridhën kohore 2019-2020.