21 vjeçarja denoncon për ngacmim seksual kirurgun e spitalit në Korçë: Më preku në pjesët intime

Një 21 vjeçare ka denoncuar për ngacmim seksual një mjek në spitalin e Korçës.

Bëhet me dije se kallëzimi është bërë ndaj kirurgut N.Nunka i cili është arrestuar nga policia. Ngjarja ka ndodhur pasi 21 vjeçarja ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore.

Mjekët kanë vendosur të operohet nga apandesiti, teksa e reja ka thënë se kirurgu 72 vjeçar e ka prekur në pjesët intime me pretendimin e kontrollit mjekësor.

21 vjeçarja ndodhet ende në spitalin e Korçës, ndërsa kirurgu pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.