“21 janari u hetua nga Ina Rama, militante e PS”, Berisha: Jam dakord të rihapet procesi, fajtor është Edi Rama

Ish kryeministri Sali Berisha tha sot se është shumë i gatshëm për çdo pyetje rreth hetimit për 21 janarin 2011, ku u vranë katër persona në bulevardin para Kryeministrisë.

Berisha tha se çështja nuk është hetuar për të mbrojtur Edi Ramën, i cili rrethoi Kryeministrinë me banda, në protestën më të dhunshme në historinë e vendit,

Berisha tha se procesi është hetuar 80% pasi ai iku nga pushteti nga ish kryeprokurorja Ina Rama, të cilën e quajti militante të verbër të PS. Ai theksoi se Darian Pavli, kushëri i Edi Ramës ishte edhe si avokat edhe si gjykatës në çështje.

“Jam dakord 100% të rihetim të çdo procesi, 21 janari nuk është hetuar si duhet për shkak të Edi Ramës, për të mbrojtur Edi Ramën që është autori i vërtetë prapa asaj që ndodhi, i cili erdhi dhe rrethoi kryeministrinë me banda dhe banditë në një protestë më të dhunshme në historinë e vendit me qëllime të caktuara ndaj pushtetit, Rama deklaratat i ka në TV kështu që ishte ky kontekst që bëri që Ina Rama dhe jo akuzat e mia ndaj Ina Ramës, të mos bëhej ndoshta siç thotë Strasburgu, hetimi i duhur, por ky proces në masën 80% është hetuar pasi Berisha ka ikur nga pushteti dhe është hetuar nga Ina Rama, militante e verbër e PS, person me kredincialet më të ulëta dhe një person që kur përfaqësuesi i qeverisë amerikane erdhi dhe dha një kontribut të madh në atë kohë dhe unë kërkoja një prokuror ndërkombëtar, ajo refuzonte dhe aty përfaqësuesi amerikan lexoni ça tha për Ina Ramën. Keqardhja ime është se atë vendim ndodhet firma e Darian Pavlit, kushëririt të Edi Ramës. Po të ishte një gjykatës tjetër, do kishte sqaruar ata të Strasburgut, se Edi Rama është nxitësi kryesor i asaj që ndodhi, më fakte dhe dokumente, do kishte sqaruar se Ina Rama ishte militante dhe nuk bëri hetimin se do thërriste Edi Ramën. Duket se Darian Pavli ka qenë aty njëkohësisht edhe si avokat i Edi Ramës dhe jo gjykatës i paanshëm., tha Berisha.