21 Janari/ “Kam detaje të panjohura”, zbardhet kërkesa e Metës drejtuar SPAK

Është zbardhur kërkesa që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka bërë SPAK, për t’u marrë në pyetje në lidhje me 21 Janarin.

Në shkresën drejtuar Prokurorisë së Posaçme përmes avokatit të tij, Kujtim Cakrani, Meta shprehet se ka dijeni dhe mund të jap dëshmi që nuk janë të njohura nga organi proceduaes dhe që sipas tij mund të shërbëjnë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur 14 vite më parë, ku në protestën para Kryeministrisë mbetën të vrarë 4 qytetarë.

I nderuar z. Prokuror!

Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit Organizuar, ka regjistruar procedimin penal dhe po kryen hetime lidhur me ngjarjen e 21 janarit 2011.

Unë, Ilir Rexhep Metaj, duke qënë se, kam dijeni dhe mund të jap dëshmi të vlefshëme për rrethanat e asaj ngjarje, dëshmi të cilat nuk janë të njohura nga organi procedues, të cilat mund ti shërbejnë për të zbardhur ngjarjen. Jam në dispozicion të organit procedurës në cdo moment që ajo do jetë e gatshme!”, thuhet në kërkesë.

Në Janar të 2011-ës, Meta ka qenë zëvendëskryeministër në qeverinë e Sali Berishës.

Ndërkohë kujtojmë se protesta asokohe u thirr pas publikimit të një video mes Metë dhe ish-ministrit të ndjerë Dritan Prifti, ku bëhej fjalë për një korrupsion prej 700 mije eurosh.