20 vite “spaçator” në Tiranë, ky është 46 vjeçari që “mbante” me kokainë gjithë përdoruesit në zonën e Tufinës

Ky është 46 vjeçari i arrestuar së fundmi në sajë të operacionit “Tempulli 2” ku u kapën shumë prej shpërndarësve të drogës. Deliu kishte 20 vjet që kishte krijuar “zonën e tij” të shitjes së kokainës dhe ishte zona e Tufinës.

46 vjeçari është një prej 273 personave të arrestuar nga Policia e Tiranës dhe gjatë operacionit iu gjet sasi e konsiderueshme kokaine, e ndarë në doza të vogla, si dhe një pistoletë “Bereta”.

Në 20 vite, Deliu nuk ishte vënë asnjëherë në pranga. Vetëm së fundmi ai ka qenë në skanerin e policisë.

Më herët policia ka publikuar edhe emrat e një çifti që punonin në zonën e Selitës. Ata kishin rrethuar pallatin ku jetonin me kamera, ndërsa përdornin si korrier nipin e tyre.

Astrit Deliu është personazhi kryesor i operacionit “Tempulli 2” në Tiranë, të cilit iu kap sasia me e madhe e lëndës narkotike.