Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpërndarë 131 milionë lekë fonde për partitë politike që garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
PS, si forca politike më e madhe në vend, do të përfitojë mbi 65 milionë lekë të reja, ndërsa PD, forca kryesore opozitare do të arkëtojë 44.8 mln lekë. Pjesa tjetër e fondeve do të ndahet për Partinë e Lirisë 9 mln lekë, PSD-në 3 mln lekë, PR 2.6 mln dhe PDIU 1.7 milionë lekë.
Në fillim të muajit prill do të hapet zyrtarisht edhe fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 11 Maj.
1. Partia Demokratike (PD) 44.818.545
2. Partia Republikane (PR) 2.689.112,70
3. Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 896.370,90
4. Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 65.291.390
5. Partia e Lirisë (PL) 9.140.730
6. Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet (P.D.I.U) 1.792.735
7. Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 896.370,90
8. Partia Agrare Ambjentaliste (PAA) 896.370,90
9. Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 896.370,90
10. Partia Socialdemokrate (PSD) 3.015.375
11. Partia Nisma Thurje (NISMA) 868.445