Një nga historitë më të dhimbshme e tragjike, që terrorizoi mendimin opozitar dhe vrau perfundimisht shpresën për lulëzimin e vlerave demokratike/perendimore, ekzekutimi politik i deputetëve opozitarë, në vitin 1947, nga regjimi i sapo vendosur i Enver Hoxhës, u përkujtua sot në Kuvendin e Shqipërisë.
Me rastin e 76 vjetorit të kësaj ngjarje, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë, organizoi ekspozitën “TË ZGJEDHUR”, me praninë e kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, deputetëve, familjarëve të deputetëve të dënuar, shoqatave të të përndjekurve politikë, përfaqësueseve të institucioneve, përfaqësuesve të grupeve të interesit, trupit diplomatik, aktorëve të shoqërisë civile, gazetarëve dhe të rinj.
Ekspozita përkujton “grupin e deputetëve”, fillesa e një opozite demokratike, nëpërmjet tregimit të ngjarjes, kontekstit politik, dokumentacionit të kohës dhe dëshmive të familjarëve, që vijnë për publikun si një kujtim i së kaluarës tragjike të historisë sonë.
Të gjithë deputetët e dënuar ishin personalitete me kontribut të spikatur në shoqërinë shqiptare. Ata vinin nga prejardhje të ndryshme shoqërore, arsimore e politike, por bashkoheshin në aspiratën për një Shqipëri moderne, me prosperitet ekonomik e shoqëror dhe për një sistem politik liberal.
Takimi u hap me fjalën e mirëseardhjes të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla e cila folu mbi vlerat evropiane të opozitarëve të parë, parlamentarizmin dhe mendimin ndryshe: ”𝑃𝑎𝑟𝑙𝑎𝑚𝑒𝑛𝑡𝑎𝑟𝑖𝑧𝑚𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑠ℎ𝑡𝑦𝑙𝑙𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑟𝑒̈ 𝑒 𝑠𝑖𝑠𝑡𝑒𝑚𝑖𝑡 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑡𝑖𝑘 𝑞𝑒̈ 𝑢 𝑔𝑜𝑑𝑖𝑡, 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑢 𝑝𝑎𝑠𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑣𝑖𝑗𝑖𝑚 𝑛𝑔𝑎 𝑔𝑜𝑑𝑖𝑡𝑗𝑒𝑡 𝑒 𝑡𝑗𝑒𝑟𝑎.
𝑀𝑒 𝑘𝑒̈𝑡𝑒̈ 𝑒𝑘𝑠𝑝𝑜𝑧𝑖𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑠𝑜𝑡 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑒 𝑔𝑟𝑢𝑝𝑖𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑑𝑒𝑝𝑢𝑡𝑒𝑡𝑒̈𝑣𝑒 𝑑ℎ𝑒 𝑘𝑜𝑛𝑡𝑟𝑖𝑏𝑢𝑡𝑖𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑡𝑢𝑎𝑟 𝑛𝑗𝑒̈ 𝑆ℎ𝑞𝑖𝑝𝑒̈𝑟𝑖 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑖𝑟𝑒̈ 𝑒 𝑑𝑒𝑚𝑜𝑘𝑟𝑎𝑡𝑖𝑘𝑒, 𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑝𝑟𝑜𝑗𝑒𝑘𝑡 𝑞𝑒̈ 𝑢 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑝𝑟𝑒 𝑒𝑛𝑑𝑒 𝑝𝑎 𝑛𝑖𝑠𝑢𝑟 𝑚𝑖𝑟𝑒̈.”
𝐾𝑟𝑦𝑒𝑡𝑎𝑟ja e 𝐴𝐼𝐷𝑆𝑆𝐻, 𝑍𝑛𝑗. 𝐺𝑒𝑛𝑡𝑖𝑎𝑛𝑎 𝑆𝑢𝑙𝑎, tha 𝑠𝑒 “𝐸̈𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑒 𝑟𝑒̈𝑛𝑑𝑒̈𝑠𝑖𝑠ℎ𝑚𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑘𝑢𝑗𝑡𝑜𝑗𝑚𝑒̈ 𝑎𝑡𝑎 𝑞𝑒̈ 𝑘𝑢𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑠ℎ𝑡𝑢𝑎𝑛 𝑛𝑒̈ 𝑚𝑒̈𝑛𝑦𝑟𝑒̈ 𝑎𝑘𝑡𝑖𝑣𝑒 𝑠𝑢𝑛𝑑𝑖𝑚𝑖𝑛 𝑡𝑜𝑡𝑎𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟 𝑑ℎ𝑒 𝑞𝑒̈ 𝑑𝑢ℎ𝑒𝑡 𝑡𝑒̈ 𝑧𝑒̈𝑛𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑒 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑡 𝑛𝑒̈ 𝑛𝑑𝑒̈𝑟𝑔𝑗𝑒𝑔𝑗𝑒𝑛 𝑒 𝑘𝑜𝑚𝑏𝑖𝑡 𝑡𝑜𝑛𝑒̈ 𝑠𝑖 ℎ𝑒𝑟𝑜𝑛𝑗 𝑡𝑒̈ 𝑒𝑝𝑜𝑘𝑒̈𝑠 𝑡𝑜𝑡𝑎𝑙𝑖𝑡𝑎𝑟𝑒 𝑝𝑒̈𝑟 𝑠ℎ𝑘𝑎𝑘 𝑡𝑒̈ 𝑝𝑒̈𝑟𝑘𝑢𝑠ℎ𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑏𝑒𝑠𝑛𝑖𝑘𝑒̈𝑟𝑖𝑠𝑒̈ 𝑛𝑑𝑎𝑗 𝑖𝑑𝑒𝑎𝑙𝑒𝑣𝑒 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑖𝑟𝑖𝑠𝑒̈, 𝑛𝑑𝑒𝑟𝑖𝑡 𝑑ℎ𝑒 𝑔𝑢𝑥𝑖𝑚𝑖𝑡, 𝑡𝑒̈ 𝑐𝑖𝑙𝑒̈𝑡 𝑎𝑡𝑎 𝑒 𝑝𝑎𝑔𝑢𝑎𝑛 𝑚𝑒 𝑗𝑒𝑡𝑒̈𝑛 𝑒 𝑡𝑦𝑟𝑒.”
Prof. Dr. Nevila Nika, familjare e fizikanit deputet Selaudin Tota tha se: “Familjet e deputetëve të pushkatuar vuajtën pafundësisht, vuajtën moralisht dhe fizikisht, dikush bëri burg dhe internim, e dikush provoi kampet e internimit. Por, edhe ata që qëndruan në qytete vuajtën, nuk kishin të drejta studimi, të drejta për të punuar në një punë të denjë. Sot, ne nuk i kemi eshtrat e njerëzve tanë për t’i nderuar. I kërkojmë, ndoshta është shumë e vështirë edhe t’i gjejmë.”
Znj. Vera Karbunara, mbesë e deputetit të vrarë Sheh Ibrahim Karbunara dhe djalit të tij Hysen Karbunara: “𝐷𝑦 𝑑𝑖𝑡𝑒̈ 𝑝𝑎𝑟𝑎 𝑎𝑟𝑟𝑒𝑠𝑡𝑖𝑚𝑖𝑡 𝑖 𝑡ℎ𝑎𝑛𝑒̈ 𝑡𝑒̈ 𝑙𝑎𝑟𝑔𝑜ℎ𝑒𝑗 𝑗𝑎𝑠ℎ𝑡𝑒̈ 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑡, 𝑝𝑜𝑟 𝑎𝑖 𝑖𝑠ℎ𝑡𝑒 𝑖 𝑏𝑖𝑛𝑑𝑢𝑟 𝑛𝑒̈ 𝑝𝑎𝑓𝑎𝑗𝑒̈𝑠𝑖𝑛𝑒̈ 𝑒 𝑡𝑖𝑗. 𝐾𝑎𝑚 𝑏𝑒̈𝑟𝑒̈ 𝑣𝑒𝑡𝑒̈𝑚 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑖𝑟𝑎 𝑝𝑒̈𝑟 𝑣𝑒𝑛𝑑𝑖𝑛 𝑡𝑖𝑚 𝑑ℎ𝑒 𝑛𝑢𝑘 𝑒 𝑙𝑒 𝑒𝑑ℎ𝑒 𝑠𝑖𝑘𝑢𝑟 𝑡𝑒̈ 𝑚𝑒̈ 𝑡𝑜𝑟𝑡𝑢𝑟𝑜𝑗𝑛𝑒̈ 𝑚𝑢𝑎 𝑑ℎ𝑒 𝑓𝑒̈𝑚𝑖𝑗𝑒̈𝑡 𝑒 𝑚𝑖.”- thotë ajo mes emocionesh ndërsa tregon për kalvarin e vuajtjeve që fëmijët, nipër e mbesa kaluan gjatë regjimit komunist.
Dy gjyqet e njohura së gjeri si “gjyqet e deputetëve” në shtator 1947 me në krye Shefqet Bejën dhe janar 1948 me në krye Riza Danin, shënuan politicid ndaj të zgjedhurve, dhe të zgjedhurit në këtë rast, bart dy kuptime: të zgjedhurit nga elektorati si deputetë dhe të zgjedhurit nga pushteti për t’u dënuar.
Në ekspozitë shpalosen të dhëna që tregojnë se ata u dënuan si grup, por nuk ishin grup, ata ishin opozitarë por jo pjesë e opozitës, madje ishin mandatuar deputetë si pjesë e listave të Frontit Demokratik. Ishte një nga ato gjyqe ku të akuzuarit kishin avokatë mbrojtës, por avokatët mundën vetëm të luteshin. Deklaratat e të zgjedhurve, të marra shpesh nën presion e torturë, siç do të pohojnë ata që mbijetuan, nuk do të mund të lexohen pa një sqarim të kontekstit, sepse materiali në dosje, është tërësisht i njëanshëm dhe përcjell ende baltë.
Për ndërtimin e ekspozitës janë marrë në shqyrtim dosjet hetimore gjyqësore 2224 dhe 1393 si edhe dosjet formulare të Kolë Kuqalit, Selaudin Totos, Halit Gjolenës, Isuf Hysenbegasit dhe Hasan Reçit që gjenden pranë Autoritetit të Informimit mbi Dosjet e Ish –Sigurimit të Shtetit, bashkë me dosjen e grupeve Monarkiste, Social-Demokrate e të Rezistencës dënuar një vit para deputetëve e intelektualëve të marrë në shqyrtim. 76 vite pas dënimit të të zgjedhurve, disa emra janë harruar, për të tjerë nuk ka kush të dëshmojë e shpesh, frika e persekutimit i ka fshirë kujtimet deri te trashëgimtarët. Kjo ekspozitë gjen megjithatë raste kurajoje, mesazhe lirie dhe shembuj qëndrese.
Autoriteti thekson bindjen se ndërgjegjësimi i historisë është një nga parakushtet për shmangien e krimeve të ngjashme, për me tepër vlerësimi moral dhe dënimi i krimeve të kryera luan një rol të rëndësishëm në edukimin e brezave me të rinj. Përkujtime si këto duhet të mbahen gjallë për të nderuar viktimat, dënuar autorët dhe për të hedhur themelet për pajtim, bazuar në të vërtetën dhe kujtimin.