Janë zyrtarizuar kandidaturat në garën për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, një proces i hapur nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, teksa drejtuesit aktual, Olsian Çela i përfundon mandati në dhjetor të këtij viti.
Në garë janë: Fatjona Memçaj, prokurore në Eurojust në mandatin e dytë; Arta Marku, ish-prokurore e Përgjithshme e përkohshme; Ylli Pjetërnika; prokurorja e Tiranës, Rovena Bozo; si dhe prokurori i SPAK-ut, Adnan Xholi.
Ndërkohë mësohet se prokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi ëshët tërhequr nga gara, edhe pse më herët kishte dorëzuar dokumentet pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, ndërsa Prokurori i ri i Përgjithshëm zgjidhet nga Parlamenti për një mandat 7-vjeçar.