Zv.kryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

Zv.kryeministrja Belinda Balluku është paraqitur pasditen e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Nuk dihet ende se për çfarë është thirrur Balluku në SPAK, teksa kujtojmë se disa prej njerëzve të saj më të besuar janë në burg ose nën hetim.

Ish-kreu i ARRSH-së Evis Berberi është në qeli për shkak të abuzimeve me fondet e shtetit, ndërkohë që kreu i Tatimeve, Ceno Klosi, po hetohet për veprat penale të korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve, pas denoncimeve të bëra ndaj tij nga Partia Demokratike.

Balluku pritet të merret në pyetje nga oficerët e BKH-së, ndërkohë që pas daljes së saj nga SPAK do të mësohet më shumë rreth pyetjeve që numri 2 i qeverisë i është përgjigjur.